NEW YORK – FEMA ofron shërbime përkthimi me shkrim dhe me gojë për të kontaktuar dhe komunikuar me të mbijetuarit nga fatkeqësia që flasim pak ose aspak anglisht. FEMA ka staf dhe teknologji që mbështet rimëkëmbjen nga fatkeqësia për ata që janë të shurdhët, me vështirësi dëgjimi ose që kanë probleme me shikimin.
Përkthimet bazohen në Regjistrimin e Popullsisë të SHBA-së dhe hulumtime të tjera demografike.
Në New York shërbimet e përkthimit me shkrim të FEMA-s do të ofrohen në 25 gjuhë të ndryshme. Shqip, arabisht, Bengali, burmaze, gjuha e simplikuar kineze, frëngjisht, greqisht, gujarati, Haiti kreolë, hebreu, hindi, italisht japonisht, korundi, koreane, malaj, polonisht, portugeze, rusisht, spanjisht, suahli, tagolog, urdu, vietnameze dhe jidish. Gjuhë të tjera mund të shtohen sipas nevojës.
FEMA poston njoftime të shtypit dhe njoftime të tjera rreth uraganit Ida në New York në 25 gjuhë në uebsitin e saj në fema.gov. Shërbimet e përkthimit në telefon janë të mundshme në 117 gjuhë të tjera.
Kur telefononi FEMA Helpline në 800-621-3362, ata që përdorin shërbimin me video Relay (VRS), ose shërbimin telefonik me titëra dhe të tjera duhet ti japin FEMA-s numrin për një shërbim të tillë. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes në gjuhë të tjera.
Ju mund të vizitoni Qendrën e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive. Stafi i FEMA-s është i trajnuar në përdorimin e shërbimit të përkthimit.
Një të mbijetuari që ka njohuri të kufizuara në anglisht do ti tregohet një udhëzues identifikimi gjuhe me frazën “ Unë flas .....” në 69 gjuhë të ndryshme. Të mbijetuarit nga fatkeqësia mund të tregojnë gjuhën që ata kuptojnë dhe përfaqësuesi i FEMA-s mund ti lidh me një përkthyes që flet gjuhën tuaj.
Të mbijetuarit nga fatkeqësia që jetojnë në nëntë rajonet e mëposhtme inkurajohen që të aplikojnë për ndihmë në rast fatkeqësie:
Bronx, Dutchess, Kings, Nassau, Queens, Richland, Rockland, Suffolk dhe Westchester.
Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.