Në rast se Kompania e Sigurimit nuk ju mbulon humbjen tuaj, burime të tjera mund t’ju ndihmojnë

Release Date Release Number
010
Release Date:
October 7, 2021

NEW YORK - Shumë njujorkezë që kanë pësuar humbje nga Uragani Ida janë të mbuluar nga sigurimi i tyre. Por edhe me mbulimin më të mirë nga sigurimi ju nuk mund të plotësoni të gjitha nevojat tuaja, dhe për këtë arsye janë të disponueshme programe të shtetit, federale dhe nga organizata jo fitimprurëse. FEMA mund t’ju dërgoj një letër ku mund t’ju informoj se nuk kualifikoheni për ndihmë federale ose t’ju kërkoj  që të jepni informacione të tjera shtesë.

FEMA jep ndihmë për aplikantë për shpenzimet e tyre të pasiguruara ose të siguruara pak që janë shkaktuar nga fatkeqësia ose për nevoja serioze. Aplikantët duhet ta informojnë FEMA-n për çdo mbulim sigurimi që ata mund të jenë përfitues përfshi mbulimin në rast përmbytjeje, për pronarët e banesave, të automjeteve, shtëpive të lëvizshme, shpenzime mjekësore, varrimi, e tjera.

Aplikantët e siguruar duhet të japin dokumentacion që identifikon marrëveshjet me kompanitë e tyre të sigurimit ose përfitimet që kanë marrë, përpara se FEMA të marrë në konsideratë nëse janë të kualifikues për kategoritë e ndihmës që mund të mbulohen nga një kompani private sigurimi.

Arsyet se përse mund të merrni një letër vendimmarrëse nga FEMA janë:

  • Nuk është vërtetuar vendbanimi;
  • Nuk është vërtetuar pronësia mbi pronën e dëmtuar;
  • Nuk është vërtetuar identiteti;
  • FEMA nuk ka marrë dokumentimet e marrëveshjes së arritur me kompaninë e sigurimit;

Duhet ta lexoni letrën me kujdes në mënyrë që të ofroni të gjithë informacionin ose dokumentacionin që kërkohet nga FEMA.

Në rast se keni pyetje rreth letrës ose rreth vendimit të FEMA-s, telefononi Linjën e Ndihmës të FEMA-s në numrin 800-621-3362 (711/VRS) dhe kini gati numrin tuaj të regjistrimit me FEMA që ta jepni. Zyrat hapen shtatë ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në 7 të darkës dhe operatorët mund t’ju lidhin me një specialist që flet gjuhën tuaj. Nëse përdorni një shërbim ndihme për dëgjim të tillë si shërbimi i transmetimit me video, shërbim telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim.

Sipas ligjit federal, FEMA nuk mund të dubloj pagesat në individë ose familje për ato humbje që janë mbuluar një herë nga kompania e sigurimit.

Në rast se jeni i siguruar, ju duhet të kontaktoni kompaninë tuaj të sigurimit dhe të paraqisni kërkesën tuaj menjëherë dhe të kërkoni dokumente që ju informojnë rreth mbulimit të sigurimit nga kompania juaj e sigurimit, përfitimet dhe marrëveshjet përfundimtare, dokumente që detajojnë me saktësi se çfarë mbulohet dhe çfarë paguhet brenda kërkesës suaj. Më pas postojeni këtë informacion tek Qendra e Shërbimit të Përpunimit Kombëtar, Programi i FEMA-s për individë dhe familje, P.O Box 10055, Hyattsville, MD 20782-7055, ose dërgoni faks tek 800-827-8112. Vendosni numrin tuaj të regjistrimit me FEMA-n në të gjitha dokumentet.

Ju mund të apeloni një vendim brenda 60 ditëve nga data që është lëshuar vendimi i FEMA-s. Udhëzimet për apel do ti gjeni tek letra e FEMA-s.

Ne ju inkurajojmë fort që të plotësoni dhe të dërgoni aplikimin për hua nga Administrata e Biznesit të vogël të SH.B.A (SBA) në rast se keni marrë një aplikim të tillë. Ky është një hap i domosdoshëm për të shqyrtuar disa forma të ndihmës në rast fatkeqësie. Ju mund ta dërgoni  aplikimin tuaj për SBA tek https://DisasterLoanAssistance.sba.gov ose telefononi Qendrën e shërbimit të Klientit të SBA në numrin 800-659-2955 për më shumë informacion. Ju mund të vizitoni çdo qendër të Rimëkëmbjes nga fatkeqësia. Gjeni një të tillë tek DRC Locator (fema.gov).

Afati për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA është e diela, 5 dhjetor.

Për më shumë  informacion për kërkesat për sigurim në rast përmbytjeje, për përfituesit e ndihmës federale për fatkeqësi vizitoni https://www.fema.gov/sites/default/files/2020-05/FloodInsuranceRequirements-080119.pdf. Për burime shtesë në internet si dhe nëse doni të shkarkoni botimet e FEMA-s, vizitoni DisasterAssistance.gov dhe shtyp “Informacion.”

Per referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunnitetit  telefononi në numrinl 211 ose vizitoni faqen https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311. Administrata e Shërbimeve të Shëndetit Mendor dhe të Abuzimit me Substancat në Departamentin Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Humane ka aktivizuar  linjës e saj të ndihmës në rast Fatkeqësie. Ky shërbim mbështetjeje në rast krize pa pagesë, në shumë gjuhë të huaja është i pranishëm 24/7 në numrin 800-985-5990 për të mbijetuarit nga fatkeqësia që vuajnë nga stresi emocional. Përdoruesit e gjuhës së shenjave mund të kontaktojnë linjën e ndihmës me videotelefon në  numrin 800-985-5990 ose duke përzgjedhur opsionin “ ASL tani” në të djathtë të faqes në ueb në  Disaster Distress Helpline-ASL Now.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur nga dëmtimet e Uraganit Ida, vizitoni www.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter në twitter.com/femaregion2 dhe www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit