Qendra e rimëkëmbjes nga fatkeqësia në Suffolk do të mbyllet në mënyrë të përhershme në 30 tetor

Release Date:
October 28, 2021

Qendra e rimëkëmbjes nga fatkeqësia në Suffolk do të mbyllet  në mënyrë të përhershme në orën 6 pasdite ditën e shtunë por banorët e prekur nga Uragani Ida mund të marrin ndihmë në bazë të aplikimeve që kanë paraqitur tek FEMA për ndihmë në rast fatkeqësie. Ndihmën mund ta kërkoni me telefon, kompjuter ose pajisje mobile.

Qendra e rimëkëmbjes ndodhet në qendrën e të moshuarve në Rose Caracappa  në 739 NY-25A në Mount Sinai. Ndonëse kjo është e vetmja qendër e rimëkëmbjes që i shërben Suffolk, janë edhe shtatë qendra të tjera të Rimëkëmbjes nga fatkeqësia në zonat përreth që do të vazhdojnë të jenë të hapura nga ora 10 e mëngjesit deri në 6 pasdite nga hëna deri të shtunën. Të gjitha qendrat janë të mbyllura të dielën. Ato janë:

    • Kolegji Hostos, 450 Grand Concourse, Bronx, NY 10451
    • Biblioteka publike, 136 Prospect Ave., Mamaroneck, NY 10543
    • Kolegji Queens , 152-45 Melbourne Ave., Queens, NY 11367
    • Medgar Evers Kolegj, 231 Crown St., Brooklyn, NY 11225
    • Kolegji i Staten Island, 2800 Victory Blvd., Staten Island, NY 10314
    • Qendra mjekësore Michael J. Tully Park , 1801 Evergreen Ave., New Hyde Park, NY 11040
    • Kompleksi i klubit sportiv Orangetown, 175 Old Orangeburg Road, Orangeburg, NY 10962

Specialistët në këto qendra janë të disponueshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vonesave në shikimin e një përgjigjeje nga FEMA për kualifikimin tuaj për ndihmë dhe do t’ju ndihmojnë të ngarkoni dokumentet në llogarinë tuaj.

Ju mund të vizitoni  çdo qendër të Rimëkëmbjes nga fatkeqësia dhe të takoheni personalisht me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore. Qendrat do ti ofrojnë qasje në teknologji personave me aftësi të kufizuar. Në rast se keni nevojë për pajisje të specializuara teknologjike, tregojini specialistit kur të telefononi Linjën e ndihmës të FEMA-s.

Ju mund të aplikoni për ndihmë nga FEMA tek DisasterAssistance.gov, ose duke përdorur aplikimin mobil të FEMA-s ose duke telefonuar linjën e ndihmës të FEMA-s800-621-3362. Nëse përdorni një shërbim ndihmues për dëgjim të tillë (VRS) , shërbim telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj.

Të mbijetuarit nuk është e nevojshme të vizitojnë një qendër rimëkëmbje për të marrë ndihmë. Në rast se jetoni në Bronx, Dutchess, Kings, Nassau, Queens, Richmond, Rockland, Suffolk ose Westchester County, dhe keni dëmtime, humbje ose nuk mund të banoni në banesën tuaj si pasojë e drejtpërdrejtë e Uraganit Ida, ju mund të aplikoni për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA përpara se të vizitoni një qendër të rimëkëmbjes.

Afati për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA është e hënë, 6 dhjetor.

Për informacion shtesë rreth burimeve në internet si dhe për botimet e shkarkueshme të FEMA-s dhe ndihma të tjera, vizitoni  DisasterAssistance.gov  dhe shtypni “informacion”.

Për referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunitetit  telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqenw www.211nys.org Kontakti: . Për banorët e New York, telefononi 311.

Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur të New Jorkut  vizitoni wwww.fema.gov/disaster/4615. Na ndiqni në Twitter at https://twitter.com/FEMARegion2 dhe në Facebook tek www.facebook.com/fema.

Tags:
Rifreskimi i fundit