GRANTET NUK KONSIDEROHEN TË ARDHURA DHE NUK JANË TË TATUESHME [https://www.fema.gov/sq/press-release/20211020/fema-grants-are-not-considered-income-and-are-not-taxable] Release Date: October 20, 2021 New York- Personat që marrin pension nga  Sigurimet Shoqërore ose ndihmë tjetër qeveritare nuk duhet të shqetësohen për faktin se ndihma për Fatkeqësi e FEMA-s do të ndikoj tek të ardhurat e tyre. Nëse jetoni në BRONX, KINGS, NASSAU, RICHMOND, ROCKLAND, SUFFOCK OSE NË WESTCHESTER DHE KENI APLIKUAR PËR NDIHMË FEDERALE NGA FEMA PAS URAGANIT IDA, JU NUK RREZIKONI QË TË HUMBISNI PËRFITIMET E TJERA FEDERALE QË JENI KUALIFIKUAR. Grantet për fatkeqësi të FEMA-s nuk konsiderohen si të ardhura të tatueshme. Duke pranuar një grant nga FEMA nuk ju preken përfitimet nga Sigurimi Shoqëror, Medicare, Medicaid, programi I Ndihmës Suplementare Ushqimore (SNAP) dhe programe të tjera të ndihmës federale. Grantet për fatkeqësi ju ndihmojnë që të  paguani përkohësisht banesën, riparimet e nevojshme në banesë të dëmtimeve nga Ida, zëvendësimin e sendeve personale dhe të nevojave të tjera të shkaktuara nga fatkeqësia që nuk mbulohen nga kompania juaj e sigurimit ose burime të tjera. Ka disa mënyra se si mund të aplikoni për ndihmë federale në rast fatkeqësie: * Vizitoni DisasterAssistance.gov [http://www.disasterassistance.gov/], përdorni aplikimin mobil të FEMA-s ose telefononi linjën e ndihmës së FEMA-s në 800-621-3362. Nëse përdorni një shërbim ndihmues për dëgjim të tillë si (VRS) , shërbimi telefonik me titëra ose të tjerë, jepni FEMA -s numrin për atë shërbim. Operatorët e linjës së ndihmës janë të disponueshëm nga ora 8 paradite deri në 7 pasdite çdo ditë. Shtyp 2 për spanjisht. Shtypni numrin 3 për një përkthyes që flet gjuhën tuaj. * Ju mund të vizitoni Qendrën e Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë ku mund të takoheni drejtpërdrejtë me stafin e FEMA-s dhe përfaqësues të agjencive të tjera federale dhe shtetërore të cilët mund të japin informacion në lidhje me ndihmën ndaj fatkeqësive. Për të gjetur qendrën e ndihmës për rimëkëmbje pranë jush, vizitoni DRC Locator (fema.gov) [https://egateëay.fema.gov/ESF6/DRCLocator]. * QENDRA E FATKEQËSISË SË KOMUNËS ROCKLAND ËSHTË E HAPUR ÇDO DITË NGA ORA 8 E MËNGJESIT DERI NË 7 TË DARKËS TEK: * Kompleksi i klubit sportiv Orangetown, 175 Old Orangeburg Road, Orangeburg, NY 10962 * Qendrat e mëposhtme janë të hapura nga  10 E MËNGJESIT DERI NË 6 TË DARKËS nga e hëna deri të shtunën, dhe janë  të mbyllura të dielave: * Kolegji Hostos, 450 Grand Concourse, Bronx, NY 10451 * Queens Kolegj, 152-45 Melbourne Ave., Queens, NY 11367 * Medgar Evers Kolegj, 231 Crown St., Brooklyn, NY 11225 * Kolegji i Staten Island, 2800 Victory Blvd., Staten Island, NY 10314 * Qendra mjekësore Michael J. Tully Park , 1801 Evergreen Ave., Neë Hyde Park, NY 11040 * Qendra e të moshuarve Rose Caracappa, 739 NY-25A, Mount Sinai, NY 11766 * Biblioteka publike, 136 Prospect Ave., Mamaroneck, NY 10543   Afati për të aplikuar për ndihmë në rast fatkeqësie nga FEMA është e hënë, 6 dhjetor. Për informacion shtesë rreth burimeve në internet si dhe për botimet e shkarkueshme të FEMA-s dhe ndihma të tjera, vizitoni DisasterAssistance.gov [http://www.disasterassistance.gov/] dhe shtypni “informacion”. Për referenca tek agjencitë që mbështesin nevoja të veçanta të komunitetit  telefononi në numrin 211 ose vizitoni faqen https://www.211nys.org/contact-us. Për banorët e New York, telefononi 311. Për njoftimet më të fundit rreth përpjekjeve për tu rimëkëmbur të New Yorkut  vizitoni www.fema.gov/disaster/4615 [http://www.fema.gov/disaster/4615]. Na ndiqni në Twitter at [https://twtter.com/FEMARegion2]https://twtter.com/FEMARegion2 dhe në Facebook tek www.facebook.com/fema [https://u7061146.ct.sendgrid.net/ls/click?upn=TeZUXëpUv-2B6TCY38pVLo9jë1V-2Bo5zjnJlDYvuv2Uss9fUVdD4qLUR5g5P6aeNyAlëOKN_LMDzpl4Nq0l0ë7tëxHuEzy-2BkxlPg1d7K-2BpAa67OMQF5aA3Z72-2FXM6Bërk4PgC4ALq-2FN1KZFbq0dIvnjAHIkenOosVeIy4jryNdFhuuVQTvMNeSZQoq3SlT5fPNb9sLEVqccFjBpGLgekSvXV4V4hRGXKdRoDëH7rTrfqYkkënBGBQ7mTam70ypCa7vTSGgQPx3VU-2BsGnPThHbfDLBkZëFlMiQëx8seofD3qtXHJlJ4IB4EF6LVlCG5HnEzQtAAkMrLOBTy9t4Vb7B3fmmefuNpMnUhT-2Fjëku7Jg2LYMë7EUDxOK70xI4UAjuhp332OxfRqkëLThQXmMBpNL4AL1zHZnUDpnOkYUu-2B-2BxUfTtmne8-3D].